Konsumatorët e zonës industriale “Vizbeg” pa energji elektrike

Konsumatorët e zonës industriale “Vizbeg” nesër nga ora 9 e deri në 12  do të mbesin pa energji elektrike.

Marketing

Të hënën pa energji elektrike  nga ora 8.30 e deri në 15  do të jenë një pjesë e konsumatorëve  të rrugëve „Dimo Haxhi Dimov“ dhe „Marko Oreshkoviq“ në Komunën e Kisella Vodës.

Pa energji elektrike  nga ora 9 e deri në 13 të hënën do të jenë një pjesë e konsumatorëve të fshatit Straçincë të Shkupit, ndërsa nga ora 9 e deri në 15 një pjesë e konsumatorëve të fshatit Batincë, rrugët „4“, „6“ dhe „7“.

Në periudhën nga ora 9.30 e deri në 11.30 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e konsumatorëve të rrugës „Mariovska“ nr. 1, 3 dhe 5 në Komunën  e Kisella Vodës.

Siç informon Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve teknike në rrjetin shpërndarës nga ana e ekipeve të SHA EVN Maqedon.