Donald Trump sulmon Ëashington Post duke e quajtur një “mashtrim” lajmin e përhapur nga gazeta se FBI po kërkonte dokumente në lidhje me armët bërthamore gjatë kontrollit në Mar-a-Lago.
“Çështja e armëve bërthamore është një mashtrim,” sulmoi ai në rrjetin e tij social “Truth”, duke e paralelizuar këtë histori me me hetimin e Russiagate, dy shkarkimet ndaj tij dhe hetimin e Mueller.
Ish-presidenti tha gjithashtu se ishte pro publikimit të mandatit dhe se kjo duhet “të bëhet e ditur menjëherë”, ndërsa duket se avokatët e tij e kundërshtojnë.