Koronavirus në Shqipëri, 6 viktima dhe 143 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 650 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 143 persona janë konfirmuar positive me Covid19.

Marketing

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 45 raste në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak.

Fatkeqësisht, 6 persona nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar, një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar.

COVID-19 – Statistika (15 Gusht 2020)

Testime totale 49801
Raste pozitive 7260
Raste të shëruara 3746
Raste Aktive 3289
Humbje jete 225 (Qarku Tiranë 111, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1771
Durrës 433
Shkodër 285
Fier 140
Lezhë 125
Vlorë 118
Korçë 118
Kukës 94
Elbasan 89
Berat 50
Gjirokastër 34
Dibër 32