Kosova po negocion për vaksinën kundër COVID-19, Zemaj: Do të jetë falas

Ministri i Shëndetësisë në Kosovës, Armend Zemaj deklaroi se Qeveria e Kosovës po zhvillon negociata për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, në rast se miratohet një e tillë.

Marketing

Zemaj nuk bëri të ditur se me cilën kompani po negociohet por premtoi se vaksinimi për qytetarët e Kosovës do të jetë falas.

“Jemi në hapat konkret, mendojmë të realizueshëm nëse vaksina nxirret në përdorim që edhe ne ta sigurojmë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Zemaj duke u zotuar që të sigurojë vaksinën për të gjithë qytetarët, pavarsisht çmimit apo mënyrës se si.

Sakaq në 24 orët e fundit, Kosova raportoi 99 raste të reja dhe 13 viktima të tjera nga pandemia.

Marketing