Mësimi online, Mançevski: Platforma do të funksionojë pa problem

ërpos sfidës me pandeminë, vendi përballet me krizë edhe në funksionimin e institucioneve. Kuvendi ku duhet të përgatitet protokoll i posaçëm për funksionim, sidomos të arsimit, ende nuk funksionon. Megjithatë ministri në largim i shoqërisë informatike, Damjan Maneçvski, thotë se gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor në kushte të një realiteti të ri dhe se platforma për mësimi online nga distanca është gati dhe do të funksionojë pa probleme.
“Qeveria ka njoftuar planin dhe janë parashikuar të gjitha situatat. Platforma, e cila do të shfrytëzohet për mësim online, është e përgatitur dhe nuk ka asnjë problem. Aktualisht punohet në drejtim të pajisjeve që do të kenë nxënësit, por edhe mësimdhënësit.”,– deklaroi ministri në largim i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski.