Kosovë, asnjë viktimë, 8 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se më 7 dhjetor janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus pas testimit të 2,274 tamponëve.

Marketing

Sipas raportit, në 24 orët paraprake nuk është shënuar asnjë viktimë ndërsa kanë fituar betejën me Covid-19 edhe 12 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë aktualisht janë 314 raste aktive me koronavirus. Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë, 4,019 vaksina kundër koronavirusit.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars, në gjithë vendin janë dhënë, 1.630.082 doza të vaksinës.