Kosovë: Autobusi me nxënës sulmohet me kallashnikov, Prokuroria jep detajet

Më herët u raportua se një autobus i cili shkonte nga Deçani për në drejtim të Gllogjanit është gjuajtur me kallashnikov. Është mësuar se si pasojë e të shtënave ka vdekur shoferi i autobusit.

Marketing

Sulmi ka ndodhur në një autobus me nxënës që po qarkullonte në këtë zonë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, e ka konfirmuar rastin për Paparacin.

“Dyshohet se ka te shtëna me arme zjarri ne drejtim te një autobusi me nxënës, prokurorja kujdestare është nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”.

Mëshet se ka edhe persona të tjerë të plagosur.

Kujtojmë se Policia kanë konfirmuar rastin dhe kanë thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Sot rreth orës 19:00 jemi njoftuar se është gjuajtur në drejtim të autobusit në fshatin Gllogjan me armë zjarri nga persona të panjohur. Dy persona kanë pësuar lëndime, nuk e dijmë se a janë lëndime të lehta apo të rënda”, kanë thënë nga Policia.