E konfirmojnë nga Spitali i Pejës: Dy të vdekurit në Gllogjan janë nxënës

Drejtori i Spitalit rajonal të Pejës,Skender Dreshaj, ka thënë se dy nga tre nxënësit të pranuarit në këtë spital nga gjuajtja me armë në fshatin Gllogjan të Pejës kanë vdekur.

Marketing

Dreshaj për lajmi.net ka thënë se dy të ndjerit ishin nxënës, derisa nxënësi i tretë që është duke u mjekuar është në gjendje stabile.

“Tre janë pranu në spital, dy janë ardhë pa shenja jeta, është konstatu vdekja. Një është i plagosur në këmbë gjendja e tij është stabile. Dy janë të vdekur edhe i plagosuri është nxënës, mosha e tyre është 14-15 vjet”, deklaroi ai.

Marketing