Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit është shtyrë për në ora 19:00.
Kjo seancë që ishte thirrur të fillojë në ora 18:00 nuk u arrit të startojë siç pritej.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur asnjë nga deputetët e legjislaturës së tetë, madje as vetë 41 deputetët të cilët e thirrën këtë seancë.
Madje Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk e di ende pse deputetët nuk janë në sallë, pro që prapa Kuvendit ka një numër të madh të veturave që tregon se të njëjtit janë diku brenda Kuvendit, ndoshta në zyret e tyre.
Pritet të shihet nëse seanca për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës do të startojë në ora 19:00.