Kostadinov: Ndryshimet e kuadrit në LSDM nuk kanë lidhje me rastin “Haraçi”

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se ndryshimet dhe freskimet e kuadrit të djeshëm në parti, në të cilat disa ish-zyrtarë humbën postet e tyre, nuk kanë asnjë lidhje me hetimin e prokurorisë për rastin “Haraçi”.

Marketing

Ne nuk kemi ndërmend të mbrojmë askënd për të cilin në një procedurë transparente konstatohet se ka shkelur ligjin, përfshirë edhe për anëtarët e LSDM-së. Por në asnjë mënyrë nuk mund ta lidhim atë me ndryshimet që po ndodhin në LSDM dhe do të ndodhin sepse qëllimi ynë është i qartë. Ndryshimet janë mjaft normale për një parti demokratike si LSDM dhe ato në asnjë mënyrë nuk mund të lidhen me ndonjë çështje që po ndodh në vend ose do të ndodhte”, tha Kostadinov.

Ai shtoi se bisedimet do të vazhdojnë edhe sot midis grupeve negociuese të palëve për Ligjin për Prokurorinë Publike, e cila gjithashtu duhet të rregullojë çështjen PSP-së.

“Nevoja për miratimin e një ligji të tillë është thelbësor, ndërsa gjithçka është në interes të vendosjes së sundimit të ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Kostadinov.