Kostovski: Nxënësit e Çairit që tashmë kanë vëlla ose motër në “Penko”, do të mund të regjistrohen në këtë shkollë

Kostovski: Nxënësit e Çairit që tashmë kanë vëlla ose motër në "Penko", do të mund të regjistrohen në këtë shkollë

​Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka sqaruar detajet lidhur me marrëveshjen e arritur për pranimin e fëmijëve nga komuna e fqinjë e Çairit në Shkollën Fillore “Petar Zdravkovski – Penko”.

​Kostovski deklaroi se është gjetur një zgjidhje kompromisi sipas së cilës nxënësit e klasave të para që vijnë nga Çairi, por që kanë tashmë një vëlla apo motër që ndjek mësimin në Sh.F. “Petar Zdravkovski – Penko”, do të lejohen të regjistrohen në këtë vatër arsimore.

​Sipas tij, kjo masë do t’u lehtësojë prindërve organizimin e përditshëm familjar, ndërsa konfirmoi se kjo procedurë nuk do të nënkuptojë hapjen e paraleleve të reja, por do të shfrytëzohen kapacitetet ekzistuese brenda kuadrit ligjor dhe planifikimit hapësinor të shkollës.

​Kjo çështje kishte nxitur reagime të shumta në opinion, ndërsa mbetet të shihet se si do të zbatohet ky proces gjatë regjistrimeve të fëmijëve për vitin e ri shkollor. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF