Kovaçevski: Fokusi i Qeverisë është rritja ekonomike, tranzicioni energjetik dhe bujqësia e qëndrueshme

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në hapjen e Forumit Ekonomik në organizim të “Finance Think”, foli për gjendjen aktuale në vend të shkaktuar nga ndryshimet globale, gjendjen e buxhetit, realizimin e reformave strukturore ekonomike dhe prioritetet e Qeverisë për zbutjen e efekteve të goditjes së çmimeve dhe ruajtjan e likuiditetit të kompanive.

Marketing

Në bisedën me Bllagica Petreskin, drejtoreshë ekzekutive e “Finance Think”, Kryeministri Kovaçevski theksoi se qëllimi i Qeverisë në kushte të krizës më të madhe globale pas Luftës së Dytë Botërore është të zbusë rritjen e madhe të çmimeve, të ruajë likuiditetin e kompanive, të mbajë buxhetin dhe borxhin publik të qëndrueshëm, të përmbushë detyrimet e shtetit në drejtim të pagesës së rregullt të pagave, pensioneve, përfitimeve sociale, si dhe të merren masa për rritje ekonomike dhe investime të reja në kohë krize.

“Kjo Qeveri është e gatshme t’u përgjigjet ndryshimeve globale dhe në kohë të duhur jemi përgjigjur me masa efektive kundër krizës, në mënyrë shtesë planifikojmë edhe në planin afatmesëm dhe afatgjatë. Ajo që është dhënë si synim që nga viti 2021, duke ditur se viti 2022 do të jetë vit i krizës energjetike, ishte mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve nga kriza energjetike dhe ekonomike, rritja ekonomike dhe rritja e investimeve kapitale”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ai shtoi se prioriteti i parë ka të bëj me ruajtjen e standardit jetësor të atyre që janë më të cenuar dhe ruajtjen e likuiditetit të kompanive, i dyti ka të bëj me vazhdimin e programeve të rritjes së prodhimit, eksportit, rritjes së aktivitetit ekonomik në vend dhe i treti për rritjen e investimeve në bruto dhe atë të atyre investimeve që janë dominonte nga buxheti i shtetit, megjithatë edhe investimeve private si gjenerues të rritjes ekonomike të shtetit në afat të mesëm.

Sa i përket qëllimit të parë, Kovaçevski tha se në vitin 2021 janë miratuar masat për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, ndërsa gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2022 janë përcaktuar rezerva prej 132 milionë euro në buxhet me qëllim të ruajtjes së likuiditetit në sistemin e energjisë elektrike në vend dhe të mos lejohet rritje e madhe e çmimit për qytetarët.

“Sipas Strategjisë së Tranzicionit të Energjisë, tashmë kemi një pasqyrë të qartë se ku do të shkojë prodhimi ynë i energjisë elektrike. Dhjetë ditë më parë lëshuam impiantin e parë fotovoltaik në vendburimet e vjetra të qymyrit në Osllomej, 10 megavat si investim shtetëror, i ndihmuar nga BERZH.

Në lokalitetin e njëjtë tanimë janë planifikuar dhe do të fillojnë me ndërtim edhe dy impiante të tjera fotovoltaike prej 50 MW, të cilat do të përpunohen në bazë të konceptit të partneritetit publik-privat me kompani nga Turqia dhe Bullgaria dhe 10 MW të tjera që do të jenë në pronësi të ESM-së. Maqedonia e Veriut praktikisht do të zëvendësojë 120 megavat energji me qymyr me 120 megavat energji të impianteve fotovoltaike nga burimet e ripërtërishme të energjisë dhe ky është shembulli i parë në Evropën Juglindore.

I pyetur nga organizatorët, Kryeministri Kovaçevski u fokusua edhe në momentin aktual në prodhimtarinë ushqimore dhe subvencionet në bujqësi dhe theksoi se në pesë vitet e fundit ka pasur investime rreth 650 milionë euro.

“Kjo krizë na ka mësuar se duhet të investojmë në mënyrë strategjike. Për këtë arsye tashmë është bërë një plan i ri ndërhyrës që përfshin investimin në misër, grurë, elb dhe luledielli, më pas në tokë bujqësore, blegtori dhe frutikulturë si degë eksporti e bujqësisë sonë. Po ashtu edhe për sa u përket subvencioneve ne jemi duke vendosur disa risi, dhe kjo është vendosja për herë të parë e paradhënies së subvencioneve dhe këtë vit do ta fillojmë me frutikulturë. Që do të thotë se subvencionet do të paguhen 30% para fillimit të sezonit, kur fermerëve u nevojiten më së shumti mjete për të investuar dhe ndërsa 70% mëpas sipas planit për pagesën e subvencioneve. Së dyti do të rriten subvencionet për mbjelljen e grurit, misrit, lulediellit dhe kjo do të jetë në nivelin më të lartë historik”, tha Kryeministri Kovaçevski në debatin e organizuar nga Finance Think.

Kryeministri Kovaçevski në forum theksoi se edhe në këto kushte të krizës së theksuar ekonomike, vazhdimësia e trendit të rritjes së pagës mesatare dhe minimale është rezultat i masave dhe politikave ekonomike të zbatuara nga Qeveria. Në janar të vitit 2022, paga neto e paguar për punonjës ishte 29.980 denarë. Paga minimale është rritur në 18.000 denarë, kurse pensionet kanë përjetuar rritja më të lartë historike. Me metodologjitë e reja që ka vendosur Qeveria si për pagat ashtu edhe për pensionet, ato do të vazhdojnë të rriten në vazhdimësi, theksoi Kovaçevski dhe shtoi se për momentin kemi shkallën më të ulët të papunësisë në vend prej 15.2%.

“Të gjitha rritjet e mëparshme të pensioneve dhe të pagës minimale janë arritur me një dialog ku kanë marrë pjesë të gjitha sindikatat dhe përfaqësuesit, por me insistimin tim kanë qenë të pranishëm edhe sindikatat jo-përfaqësuese dhe kemi biseduar me të gjithë që rritja e pagave duhet të bëhet përmes një procesi reformash. Flasim për tri aspekte, njëra është rritja normale në përputhje me rritjen e standardit jetësor, në përputhje me rritjen e pagës minimale dhe në përputhje me inflacionin”, tha Kovaçevski.

Sa i përket qëndrueshmërisë së buxhetit, tha Kryetari i Qeverisë, ai është krijuar në përputhje me normat e rritjes që ishin planifikuar në vitin 2021 për vitin 2022 dhe nga të cilat rreth 615 milionë euro janë investuar për mbështetjen e masave për shpenzime direkte për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve , për të mbështetur kompanitë dhe për të ruajtur likuiditetin e sektorit të energjisë.

“Më e rëndësishmja është që buxheti të jetë likuid, që politika fiskale të jetë e koordinuar në baza javore me politikën monetare, me Ministrinë e Financave, me Guvernatoren e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut-BPMV, të gjitha me qëllim që politika fiskale të jetë e qëndrueshme dhe politika monetare të jetë e qëndrueshme në raport me të gjitha zhvillimet ekonomike në vend. Të gjitha pagesat në buxhet bëhen pa probleme, pa vonesa, pensionet dhe obligimet tjera elementare që i ka buxheti paguhen para kohe”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në hapje të Forumit Ekonomik të organizuar nga “Finance Think”.