Kovaçevski: Koalicioni me BDI-në, fjalën e fundit organet partiake!

LSDM-ja do të ketë kandidatin e saj presidencial – tha Kryetari I LSDM-së, Dimitar Kovacevski, duke iu bë thirrje të gjitha partive politike që ndajnë vlerat me socialdemokratët që ta mbështesin kandidatin e tyre. Kovacevski është pyetur edhe për ndikimet që mund të paraqiten pasi BDI-ja nxjerr kandidatin e saj. Ai ka mohuar se gjatë kësaj jave mund të ketë takim LSDM-BDI.

Marketing

“Me BDI-në para një viti kemi biseduar për koalicion parazgjedhor me qëllim të sigurimit të konsensusit më të gjerë në pjesën e integrimeve në BE. Por, vendimet varen nga disponimi I anëtarësisë partiake dhe nga analizat e anketat. LSDM do të ketë bartës në të gjitha njësitë zgjedhore dhe nëse në këto lista deputetësh do të jenë edhe përfaqësues të BDI-së ose partive tjera politike që tradicionalisht nuk janë me LSDM-në në koalicion, këtë do ta tregojnë analizat dhe vendimet e organeve partiake”, tha Dimitar Kovaçevski.

I pyetur nëse këtë javë LSDM-ja do ta bëjë publike kandidatin presidenciale, Kovaçevski ka përsëritur se Kongresi për këtë etëm do të mbahet në fund të shkurtit ose në fillim të marsit.

Lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski ka theksuar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor tashmë janë gati konform rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe do të mbështetet nga LSDM-ja kur të votohen në Kuvend./tvklan.mk

Marketing