Kovaçevski: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e arritura, paqja në Kosovë do të thotë paqë për Ballkanin

Kryeministri Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet e arritura.

Marketing

Ai nder të tjera ka thënë se paqja në Kosovë do të thotë paqe për Ballkanin.

“Paqja në Kosovë do të thotë paqe për Ballkanin Perëndimor, koha për konflikt është e kaluar, koha është që të implementohen marrëveshjet e arritura dhe të ketë de përshkallëzim të situatës mes dy vendeve”, tha ai.

Sipas Kovaçevskit, Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në Bashkimin Evropian.

Në këtë samit ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se është aty për të kërkuar përkrahjen e aleatëve të Kosovës në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë në veri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Osmani ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është i interesuar që përmes bandave kriminale të destabilizojë vendin tonë.