Osmani: Serbia t’i jap fund dhunës në veri, Vuçiq ta ndalojë mbështetjen për bandat kriminale

Serbia duhet të ndalojë aktivitetet e saj që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe ta përfundojnë dhunën në veri të vendit, tha sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Marketing

“Sfida vjen nga Serbia, një vend që duhet të pajtohet me të kaluarën e tij”, tha Osmani për Reuters në një takim të Komunitetit Politik Evropian, i cili po zhvillon punimet në Kishinjev të Moldavisë, transmeton Indeksonline.

“Situata është e tensionuar, por ne duhet të sigurohemi që të rivendosim sundimin e ligjit në Kosovë dhe të kuptojmë se kërcënimi vjen nga mohimi i ekzistencës së Kosovës si shtet sovran nga Serbia”.

Osmani tha se Serbia po mbështet aktivisht “strukturat ilegale” në Kosovë për të destabilizuar vendin nga brenda.

“Presidenti Vuçiq duhet të ndalojë së mbështeturi bandat kriminale nëse ai vërtet dëshiron paqen”, tha ajo.

“Ai ende nuk e ka treguar këtë”.

Marketing