Kovaçevski: LSDM po fillon një kapitull të ri në historinë e saj

Kovaçevski shpalli kryesinë e re të LSDM-së dhe paralajmëroi se Qeveria e re do të formohet më së voni deri më 18 janar 2022. Ai tha se Qeveria e re do të jetë e orientuar drejtë ekonomisë, mbrojtjes së shëndetësisë, si dhe mbështetjes financiare.

Marketing

“Do ta reformojmë dhe do ta riorganizojmë partinë, do të formojmë një trup këshillues, Këshill për krijimin dhe zbatimin e politikave që do t’i mbikëqyrë projektet e partisë, me të cilin do të drejtohet nga Igor Ivanovski. LSDM, për dallim nga VMRO-DPMNE, është parti e përgjegjshme dhe shtetformuese dhe kështu do të vazhdojë të punojë. LSDM po fillon një kapitull të ri në historinë e saj”, u shpreh Kovaçevski.