Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot kishte takim me ambasadoren e SHBA-ve në vend, Angela Aggeler.
Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim është vërtetuar partneriteti strategjik mes dy vedneve si dhe mbështetjen e fuqishme në eurointegrime për Maqedoninë e Veriut.
“Ambasadorja e SHBA-ve, Aggeler dha mesazh të qartë se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë partner të sinqertë dhe se do të japin mbështetje për proceset informuese të shtetit me qëllim që të sigurohet jetë më e mirë për qytetarët”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp.
Në takim po ashtu i bisedua edhe për hapat konkret që do t’i ndërmerr shteti në luftimin e korrupsionit, ndërsa ambasadorja Aggeler theksoi se ulja e korrupsionit ndikon në zhvilimmin e shtetit në të gjitha sferat.
Sipas Kovaçevskit, gjyqësia dhe prokuroria duhe të funksionojnë në mënyrë të pavarur, kurse rastet korruptive duhet të denoncohen.