Kovid-19: Prej sot masave kufizuese shtesë në Mal të Zi

Duke pasur parasysh transmetimin jashtëzakonisht të përhapur lokal të koronavirusit, numrin e madh të rasteve në spitale dhe presionin e madh në sistemin shëndetësor, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi ka propozuar vendosjen e masave shtesë për të parandaluar përhapja e koronavirusit të ri. Masat janë në fuqi prej sot.

Marketing

“Masat e miratuara do të sigurojnë që ne të parandalojmë përhapjen intensive të epidemisë në gjysmën e parë të tetorit dhe të ruajmë shëndetin dhe jetën e popullsisë,” thonë nga ISHP, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen masave.

Nga sot deri më 12 tetor, për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit në Nikshiq, Berane dhe Andrijevica, do të ndalohet dalja nga shtëpitë nga ora 22:00 deri në 5:00 të mëngjesit dhe do të ndalohet funksionimi i objekteve të hotelierisë dhe vizitat në shtëpi.

Prej sot në Rozhaje ndalohet puna e objekteve hotilerike dhe vizitat nëpër shtëpi.

Në Kotor, Budvë, Podgoricë dhe Plevla nga 28 shtatori deri më 12 tetor, objektet hotilerike kanë të drejtë të punojnë vetëm deri në orën 22.