Kovid 19 RMV/ 13 humbje jete,14 raste të reja. Shërohen 103 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.489 teste të kryera janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 10 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 103 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.071 raste, prej të cilëve 147.043 janë shëruar, kurse 5.342 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.686 raste aktive me virusin korona.

Marketing