Kovid 19 RMV/18 humbje jete, 7 raste të reja. Shërohen 71 pacientë

Vetëm 7 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar brenda 24 orëve njoftoi ministria e Shëndetësisë, nga gjithsej 1418 teste të bëra. Ndërkaq rastet e reja janë paraqitur vetëm në Shkup. Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se janë shëruar 71 pacientë të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus.

Marketing

Megjithatë, për fat të keq numri i viktimave edhe më tej vazhdon të jetë i lartë. Ministria e Shëndetësisë informon se 18 persona kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve shëndetësore nga koronavirusi. Viktimat janë 7 nga Shkupi, 3 nga Tetova dhe Gostivari, 2 nga Prilepi dhe nga 1 viktimë nga Vinica, Makedonski Kamenica dhe Dibra. Numri i përgjithshëm i diasnogtifikuarve me Covid-19 deri tani në vend tonë ka arritur deri në 155.067, ndërsa janë shëruar 146.940 pacientë dhe 5329 viktima. Numri i rasteve aktive është 2789 raste.