Lazio e Thomas Strakoshës dhe Vedat Muriqit nuk gjen qetësi nga Covid-19.
Sipas mediave italiane, 3 futbollistë të tjerë kanë rezultuar pozitivë gjatë testeve më të fundit të kryer në kampin lacial.
Klubi nuk i ka bërë publikë emrat e futbollistëve të infektuar, të cilët janë të kushtëzuar për të mos qenë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi në sfidën e vështirë ndaj Juventusit ditën e dielë.
Ky lajm negativ vjen dhe pas asaj kaosi të ndodhur në mesjavë në “shtëpinë” e Lazios ku 3 lojtarë nuk u aktivizuan në sfidën e Champions-it ndaj Zenitit për shkak të mungesave të tamponit, ndër ta ishin edhe portieri i Kombëtares Thomas Strakosha dhe sulmuesi kryesor Ciro Immobile.