Mbështetësit e Trump luten para qendrave të numërimit në Nevada (Video)

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ende një fitues dhe kjo situatë pritet të zgjasë edhe disa ditë pasi presidenti Trump ka paralajmëruar procese gjyqsore në disa shtete.

Marketing

Kandidati demokrat Joe Biden ka marrë kryesimin në disa shtete kyçe, gjë që e afron atë gjithnjë e më shumë me fitoren. Kjo ka bërë që mbështetësit e Trump të dalin në rrugë dhe madje të fillojnë lutjet para qendrave të numërimit të votave.

Në një video të publikuar nga Reuters, shihet se si mbështetës të Trump janë ulur në gjunjë dhe luten për fitoren e tij në departamentin e zgjedhjeve të Qarkut Clark të Nevada.

blob:https://www.facebook.com/24b31408-a5ff-4d09-be79-e23ebf362c4a