Autoritetet shëndetësore italiane bënë të ditur bilancin e vendit fqinj gjatë 24 orëve të fundit, ku numri i rasteve të reja ka një përgjysmim nga dita e mëparshme.
Ndërkaq edhe numri i tamponëve është pothuajse i përgjysmuar, gjë që reflektohet tek fakti që në kundërshtim nga rastet, raporti testime/raste pozitive është në rritje, nga 14.1% në 17.6%.
Numri i viktimave është 364, në ulje nga 462 të 24 orëve më parë.
Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik italian, janë më shumë se 100 mjekët që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19, vetëm në valën e dytë të tij, të filluar në vjeshtën e kaluar. Numri total i personelit mjekësor italian që ka sakrifikuar jetën shkon në 279./