Kovid RMV/16 humbje jete 150 raste të reja.Shërohen 487 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.093 teste të kryera janë regjistruar 150 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 62 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 487 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 16 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.372 raste, prej të cilëve 139.266 janë shëruar, kurse 5.151 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 9.955 raste aktive me virusin korona.

Marketing