Koxias nesër dërgon letrën në BE dhe NATO, Greqia nuk kundërshton integrimin e Maqedonisë

Ministri i jashtëm grek Nikos Koxias ka paralajmëruar se sot do t’i nënshkruajë, dhe nesër në mëngjes do t’i dërgojë letra për BE dhe NATO, se Greqia nuk e kundërshton integrimin evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë, që paraqet përmbushjen e pjesës së detyrimeve sipas Marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin.

Marketing

Ministri grek Koxias ka konfirmuar se e ka marrë notën nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë se Marrëveshja është ratifikuar.

Në zyrën time diplomatike, i kemi gati letrat. Unë zgjodha ta nënshkruaja letrën në të dielën ndërsa të hënën në mëngjes t’i dërgojë në Bashkimin Evropian dhe NATO, ka thënë Koxias.

Marketing