Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat zyrtare mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të procesuara deri në orën 17:14, dalja e votuesve në nivel vendi deri në orën 17:00 ka arritur në 27.87%.
Deri në këtë fashë orari, të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 546,185 qytetarë nga 1,959,962 sa janë gjithsej në listën e votuesve.
Deri më tani janë procesuar të dhënat nga 2,361 vendvotime nga 2,498 sa janë gjithsej, që përbën 94.52% të vendvotimeve të rregullta në mbarë Kosovën.
Në krahasim me zgjedhjet e kaluara të mbajtura më 28 dhjetor 2025, ku pjesëmarrja në të njëjtën kohë kishte qenë më e lartë, respektivisht 38.63%, në këto zgjedhje po vrehet një trend më i ulët i daljes së qytetarëve në votime.
Nga KQZ-ja kujtojnë se këto të dhëna vijnë vetëm nga vendvotimet e rregullta dhe në to nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat e ardhura nga diaspora./Insajderi / Aktuale.mk
