Sot në Gjykatën Speciale në Hagë është deklaruar ish-kreu i UÇK-së, Jakup Krasniqi, rreth aktakuzave shtesë që janë ngritur nga gjykata ndaj ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në paraburgim atje.
I emocionuar në fjalën e tij, Krasniqi ka thënë se e ka lexuar edhe aktakuzën e parë por edhe aktakuzën shtesë, duke thënë se e ka të vështirë ta kuptojë aktakuzën, shkruan lajmi.net.
“Unë z.gjyqtar i kam lexuar dokumentet, aktakuzën dhe këtë shtesën e fundit dhe mund të them me bindje të plotë që e kam të vështirë ta kuptoj edhe akuzën e parë edhe vazhdimin, pasi që jam i bindur që vepra të tilla nuk kam kryer kurrë në jetën time”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi është deklaruar i pafajshëm për akuzat shtesë të prezantuara nga Dhoma e Prokurorit të Specializuar.
“Unë deklarohem krejtësisht i pafajshëm”, ka deklaruar Krasniqi.
Në fund, ai i ka kërkuar edhe një herë gjyqtarit të procedurës që të përshpejtohet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe të shkurtohet koha e mbajtjes në paraburgim në Hagë.