Kremlini: Ukraina është shtet shumë i vështirë, është armiqësore ndaj nesh

Kremlini thotë se bisedimet Rusi – Ukrainë për të arritur marrëveshje paqeje duhet vazhduar, por këto bisedime i ka quajtur të vështira, duke e cilësuar Ukrainën si “armiqësore”.

Marketing

“Ukraina është shtet shumë i vështirë për ne. Në gjendjen aktuale është armiqësore ndaj nesh”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA.

Rusia dhe Ukraina kanë mbajtur disa raunde të negociatave, si në Turqi ashtu edhe përmes videokonferencave.