Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për Tv Alfa theksoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme. Ai e konfirmoi se të martën do të ketë takim liderësh për Ligjin e Prokurorisë Publike.
“Ekzistojnë shumë dallime të cilat për momentin janë aktuale mes opozitës dhe Qeverisë. Njëri nda dallimet është për Ligjin për Prokurori Publike. Por unë në atë takim do ta imponoj temën dhe dua të bisedojmë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. A po shkëlqejmë, a po anketat janë siç duhet në shtet, pra ta shohim nëse me të vërtetë është ashtu ose ndoshta kjo paraqet edhe një blof nga ana e Zaevit dhe LSDM-së”, tha Mickoski.