Kriza ushqimore, Ukraina dhe Rusia firmosin marrëveshjen për eksportin e grurit

Është nënshkruar në Turqi marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë për eksportin e grurit.

Marketing

Marrëveshja është bërë me ndërmjetësimin e Turqisë, Kombet e Bashkuara dhe presidenti Rexhep Erdoğan. Ceremonia e firmosjes u bë në orën 2:30 në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll.

Bisedimet e para të drejtpërdrejta midis delegacioneve ushtarake të palëve ndërluftuese që nga marsi, të ndjekura në Stamboll javën e kaluar nga zyrtarë turq dhe të OKB-së, dolën me një draft fillestar për zgjidhjen e ngërçit.

Rusia beson se marrëveshja e grurit me Ukrainën është e rëndësishme sepse kanalet e furnizimit të tregut global duhet të zhbllokohen për shkak të krizës së afërt të ushqimit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se kjo marrëveshje është një dritë në Detin e Zi.

“Ne po llogarisim në qeverinë turke që të ruajë këtë rol të ndërmjetësit në të ardhmen”, tha Guterres në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.

Mungesa botërore e grurit ukrainas që nga lufta e nisur nga Rusia më 24 shkurt, ka lënë miliona njerëz në rrezik urie. Përshkallëzimi i konfliktit bëri që çmimet e ushqimeve të rriteshin, kështu që marrëveshja për zhbllokimin e porteve të Ukrainës është vendimtare. Rreth 20 milionë tonë drithë kanë ngecur në kapanone vetëm në Odesa.

Marketing