Xhaferi i shoqërur nga fëmijët, në hapjen e “The Park Festival”, në Gostivar

Me ftesë të organizatorëve, Kryetari i degës së BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi mori pjesë në hapjen e festivalit “The Park Festival”, që Gostivarin do ta bëjë epiqendër të kulturës në tre ditët e ardhëshme. i shoqëruar nga vajza e tij, Alean dhe djali Erioni, Xhaferi ka ndjekur nga afër programin e natës së parë të Festivalit.

Marketing

“Me Alean dhe Erionin dje në ditën e parë në ‘The Park Festival’ i cili tashmë është etabluar si një festival prestigjioz në Maqedoninë e Veriut dhe rajon. Është nderi jonë që Gostivari është qytet nikoqir i kësaj performance të jashtëzakonshme. Me ftesë të organizatorëve, kisha kënaqësi të jem në hapjen e festivalit që Gostivarin do ta bëjë epiqendër të kulturës në tre ditët e ardhëshme. Festivalit i dëshiroj suksese, ndërsa shfrytëzoj nga rasti që mërgimtarëve nga zemra t’u uroj mirëseardhje në vendlindje në këto ditë feste ku po oranizohen dy festivale jashtëzakonisht të mira”, shkruan Xhaferi duke aluduar tek festivalet Rudina Fest dhe The Park Festival.

Marketing