Kroacia sërish goditet nga tërmeti

Një tërmet i ri goditi Kroacinë të hënën në mëngjes. Fuqia e tij ishte 4.2 shkallë të Rihterit, njoftoi Instituti Sizmologjik i Kroacisë.

Marketing

“Sizmografët regjistruan një tërmet mjaft të fuqishëm, me epiqendër afër Petrinjës. Fuqia e tërmetit ishte 4.2, sipas shkallës Rihter. Tërmeti u ndje në Kroacinë qendrore”, njoftoi Shërbimi Sizmologjik.

Tërmeti u ndje gjithashtu në Zagreb, raportojnë mediat kroate.

Sizmologët gjithashtu regjistruan një tërmet mjaft të fortë të dielën në mbrëmje, në 4:20 të mëngjesit, me epiqendër, dy kilometra në veri-lindje të Petrinjës.

Një tërmet shkatërrues goditi Kroacinë më 29 dhjetor 2020. Fuqia e tij ishte 6.3 shkallë të Rihterit. Shtatë persona humbën jetën, shumë të tjerë u plagosën si dhe u shkaktan dëme të mëdha materiale. Që atëherë, tërmete të vogla janë regjistruar në Kroaci çdo ditë.

Marketing