Një atlet kroat e ka shtyrë veturën për 106 kilometra për Rekordin Botëror Guinness.
Një atlet kroat e theu rekordin botëror të Guinness kur kaloi 24 orë duke e shtyrë një veturë Smart për 106 kilometra.
Tomislav Lubenjak e theu rekordin pasi e tejkaloi atë të mëparshmin prej 82 kilometrash.
Rregullat e Guinnes-it kërkojnë që vetura prej 730 kilogramësh të ketë një ngasës dhe që ngasësi të nderohet çdo katër orë. Lubenjakut iu lejuan pauzat treminutëshe pas çdo ore.
“Si një ish atlet profesionist unë e dija se në çfarë sfide po hyja dhe se çfarë sfida fizike dhe psikologjike do të hasja”, u shpreh Lubenjak për Croatia Week.
“Si trajner fituesi jam i obliguar që t’i testoj kufijtë e mundësive njerëzore vetë, për shkak se vetëm atëherëmund ta shfrytëzoj këtë dije nga eksperienca personale në trajnimin e top atletëve”, shtoi ai.