Kryeministri Zaev uron besimtarët mysliman

Kryeministri Zoran Zaev ka dërguar letër deri te kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi për urimet e tija të përzemërta për festën e Fitër Bajramit.

Marketing

“Të gjithë bashkërisht të vazhdojmë me traditën që me shekuj jeton në këto hapësira. Ta forcojmë Maqedoninë si shembull të bashkëjetesës, respektit dhe mirëkuptimit për njerëzit të të gjitha feve dhe kombeve dhe të krijojmë vepra dhe vlera për gjeneratat e ardhshme”, thuhet në letrën e Zaevit.