Kryeparlamentari Xhaferi në Pavijonin e RMV-së në Ekspo 2020 Dubai

Vizitë e Kryetarit Xhaferi në Pavijonin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ekspo 2020 Dubai

Marketing

Kryetari Xhaferi dhe delegacioni e vizituan Pavijonin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ekspo 2020 Dubai, evenimentin më të madh ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë mbi 190 vende, a priten mbi 25 milionë vizitorë. Në periudhën prej më 1 tetor 2021 deri më 31 mars 2022, Republika e Maqedonisë së Veriut është prezantuar në EKSPO 2020 në Dubai, me sloganin ”Shtëpi në çdo hap”, a me moton “Mundësi të reja”.
Siç theksoi Bekri Ajdini, komisari i përgjithshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në Ekspo 2020 Dubai, vendi, me pavijon të vetin prezantohet si një rrëfim i suksesshëm, vend me trashëgimi të pasur kulturore dhe historike, ku jetojnë në harmoni bashkësi të ndryshme etnike. E prezantuar si destinacion atraktiv turistik në të gjitha katër sezonet, që ofron mundësi për sporte aventuristike dhe ushqimin më të shijshëm. Theks i veçantë është vënë në prezantimin e vendit si destinacion i mundësive për investime të huaja, për privilegje biznesi dhe bashkëpunim ekonomik dhe tregtar. Me panele plotësuese janë prezantuar edhe zonat e lira ekonomike, mundësitë për bashkëpunim në bujqësi, energjetikë dhe ngjashëm.
Gjatë prezantimit, Ajdini nënvizoi se interesi i kompanive nga Republika e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në EKSPO 2020 Dubai është në nivelin e kënaqshëm, ndërsa prezantimi i tyre në përgjithësi zhvillohet përmes odave tona ekonomike. Parashikohet pjesëmarrje e kompanive nga vendi nga sektorët e afërm në përputhje me programin dhe javët në EKSPO 2020 Dubai. Do të shfrytëzohet në mënyrë maksimale edhe nisma “Ballkani i hapur”, për bashkëpunim të afërt të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë, në kuadër të EKSPO 2020 Dubai.
Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë në qendrën e vëmendjes botërore më 22 shkurt 2022, kur në kuadër të EKSPO 2020 Dubai do të mbahet manifestimi kulturor qendror dhe forumi i biznesit për promovimin e mundësive të investimit.
Si gjest i mikpritjes së përzemërt, nga ana e mikpritësve u organizua edhe vizita e Pavijonit të EBA dhe Pavijonit të Arabisë Saudite.

Marketing