Shaqiri: Prioriteti ynë vazhdon të mbetet digjitalizimi i shërbimeve të institucioneve publike

Sot, ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, realizoi takim pune me drejtoreshën e Drejtorisë së doganave, znj.Sllavica Kutirov dhe zëvendësdrejtorin e kësaj drejtorie z. Muarem Asani.

Marketing

Në takim u diskutua tema e digjitalizimit të shërbimeve që ofron ky institucion dhe integrimi i tyre në Portalin e shërbimeve elektronike.

“Nga komunikimi dhe bashkëpunimi ynë akoma më i thellë ndërinstitucional në të ardhmen, përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët e vendit” – theksoi ministri Shaqiri.

Marketing