Kryeparlamentari Xhaferi në takim me anëtarët e këshillit drejtuese të institutit parlamentar të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me anëtarët e Këshillit Drejtues të Institutit Parlamentar të Republikës së Shqipërisë. Kryetari Xhaferi u uroi mirëseardhje deputetëve dhe u dëshiroi vizitë të suksesshme studimore në Kuvend dhe në Institutin Parlamentar.
Qëllimi i kësaj vizite studimore është të fitohen përvoja pozitive se si funksionon Instituti Parlamentar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryetari Xhaferi i njoftoi të ftuarit se Instituti është formuar para 10 vitesh dhe me sukses përgatit analiza, statistika dhe hulumtime krahasuese për deputetët dhe shërbimin e Kuvendit. Kryetari u përqendrua në pavarësinë e Kuvendit dhe atë në tre shtylla: pavarësi buxhetore, shërbim i pavarur dhe siguri e brendshme e pavarur. Në kuadër të pavarësisë buxhetore, Kuvendi tashmë ka të drejtë të vendosë në mënyrë të pavarur kur nevojiten punësime të reja pa kërkuar leje nga Ministria e Financave dhe MSHIA-ja, ndërsa fazat e përzgjedhjes shkojnë sipas procedurave të MSHIA-së.Sa i përket buxhetit të Kuvendit, për të cilin paraprakisht vendoste Qeveria dhe kishte të drejtë të shkurtonte buxhetin e Kuvendit pa u konsultuar paraprakisht me Kuvendin, tani për shkak të pavarësisë buxhetore, nëse ka nevojë për shkurtim të buxhetit, Qeveria duhet së pari të kërkojë pëlqimin me shkrim nga Kuvendi.
Lidhur me pavarësinë e sigurimit të Kuvendit, kryetari përqendrua në fazën fillestare për pavarësinë e sigurimit dhe theksoi vizitën e fundit studimore në Bundestag, në drejtim të marrjes së përvojave nga Gjermania. Ai i njoftoi të ftuarit edhe për sallën e re të digjitalizuar në të cilën mbahen seancat dhe lehtëson shumë punën e vetë deputetëve dhe të shërbimit, si dhe me faqen e re të Kuvendit dhe E-Parlamentin e ri.
Znj. Etilda Gjonaj – kryetare e Këshillit Drejtues të IP. Fillimisht, falënderoi kryetarin për mikpritjen dhe mundësinë që ta vizitojnë IP në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njoftohet personalisht me punën e Institutit dhe të këmbejnë përvojat me kolegët. z. Momak shprehu qëndrim pozitiv në lidhje me integrimin në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi është në nivel të lartë por se ka gjithmonë hapësirë për thellim duke pasur parasysh faktin se jemi të afërt territorialisht dhe se kultivojmë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Marketing