Zëvendëson Sorecën, kush është ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

Christiane Hohmann është emëruar kryetare e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, duke zëvendësuar në këtë detyrë Luigi Sorecën.

Marketing

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njoftoi emërimin e 31 kryetarëve të delegacioneve të BE, mes të cilëve është emëruar edhe Hohmann në Shqipëri.

Ajo është aktualisht ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnje-Hercegovinë.

31 kryetarët e Delegacioneve të Bashkimit Evropian, do të emërohen zyrtarisht pas marrjes së marrëveshjeve përkatëse nga vendet e tyre pritëse.