“Xhaferi i uroi për marrjen e funksionit të kryesuesit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA dhe shprehu falënderim ndaj kongresmenit për rolin e tij të rëndësishëm, duke pasur parasysh se me prezencën dhe angazhimin e tij, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në prosperitetin e rajonit dhe suksesin tonë në integrimin në NATO.
Kryetari Xhaferi i falënderoi edhe për letrën me të cilën ai dhe kongresmeni Majkl Mekol i janë drejtuar Sekretarit shtetëror të SHBA-ve Majk Pompeo për mbështetjen e vendi tonë në procesin e eurointegrimeve.
“Vendi ynë, nënvizoi Xhaferi, deri tani dhe në të ardhme, në SHBA sheh partnerin strategjik më të rëndësishëm i cili në vazhdimësi na mbështet në çdo plan, jo vetëm ne por gjithë rajonin. “
Enxhel në anën e vet, e theksoi rolin e trupave ligjvënës në zhvillimin e vendeve të veta. Gjithashtu, e përsëriti mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për anëtarësimin në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast uroi për përcaktimin e shtetit tonë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për guximin e demonstruar gjatë marrjes së vendimeve të vërteta në drejtim të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura.
“Lëvizjet pozitive që i shoh, vazhdoi Enxhel, sugjerojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut lëviz në kahun e duhur.”
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve janë në nivelin më të lartë prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe në vazhdimësi e përcjellin vijën përpjetë.” – shprehen nga kabineti i Kryeparlamentarit Talat Xhaferi