Kryesuesi i OSBE-së Osmani do të mbajë fjalim në takimin e Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së që mbahet në Shkup

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të hapë takimin e Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së – Parashikim Strategjik në një mjedis të ndryshueshëm: Perspektivat për bashkëpunim dhe siguri në Europë – Ndërtimi i rrjetit të ekspertëve të OSBE-së, i cili mbahet në Shkup.

Marketing

Formimi i Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së paraqet një tjetër përcaktues të arritur në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023. Ky rrjet ka për qëllim t’i hulumtojë trendet e shumta dinamike në bashkëpunimin e sigurisë në Europë dhe rolin kryesor që organizata të tilla si OSBE-ja dhe think tenk-ët luajnë në formësimin e politikave në këtë fushë kritike.

Krahas Osmanit, fjalën hyrëse do të ketë edhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmid. Në takimin dyditor të Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së do të marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të organizatave partnere të OSBE-së si dhe think tenk-ëve.

Hapja e manifestimit është në ora 14:00 në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.