VIDEO/ Kosova përballet me Izraelin, nën masa të rrepta sigurie

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ kthehet sonte në një arenë ‘dyluftimi’ ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, një përballje e vlefshme për kualifikueset Euro 2024 në futboll.

Marketing

Takimi i parashikuar të luhej më 15 tetor, u shty nga FIFA me kërkesë të Izraelit pas sulmit të muajit të kaluar të grupit radikal palestinez, Hamas në qytetet e Izraelit jugor, ku mbetën të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen qindra të tjerë.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel vihet re se kjo ndeshje do të luhet nën masa të rrepta sigurie për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa autoritetet po marrin masa të sigurojnë të mos ketë ngjyrime jashtë botës së sportit.