Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski mbrëmë ka qëndruar në fshatin Rramanli, ku ka qenë i ftuar në një iftar të shtruar nga banorë të këtij fshati dhe përkrahës të LSDM-së.
Dimitrievski ka qëndruar përkrahë bashkëpunëtorëve të tij dhe banorëve, ku më pas kanë diskutuar edhe për tema të tjera lidhur me shqetësimet dhe kërkesat e banorëve të këtij fshati.
LSDM në këtë fshat të banuar me shumicë shqiptare doli si parti e para në zgjedhjet e fundit. (INA)