Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka vizituar vendbanimin Llaskarcë, ku me këtë rast në prag të fillimit të vitit të ri shkollore ka parë punimet që po zhvillohen në Shkollën Fillore periferike “ Ibe Palikuqa” në Llaskarc. Investimi është donacion nga biznesmeni i kompanisë “Blero-Fix”, nga ky vendbanimi Samet Misimi.
Shkolla Fillore “Ibe Palikuqa” me këtë donacion është riparuar tërësisht, ku janë lyer me bojë të gjitha klasat, janë blerë banka dhe karike të reja, tualete të reja, oborri i Shkollës është shtruar me pllaka të bekatonit si dhe është pastruar oborri i shkollës.
Komuna e Sarajit, në shenjë falënderimi i ndanë mirënjohje afaristit Samet Mismi, për donacionin e bërë. Komuna e Sarajit, ka një bashkëpunim të këtij lloji me shumë afaristë donatorë që kontribuojnë në përgjegjësi publike.