Deri në orën 19:00, 46,16 përqind e votuesve në diasporë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zyrat diplomatike dhe konsullore, thonë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Ende vijojnë të hapura vendvotimet në SHBA dhe Kanadë.
Sarajeva, Brukseli dhe Praga janë qytetet me pjesëmarrjen më të madhe në votim në diasporë për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas KSHZ-së, krahasuar me rrethin e parë, ka një pjesëmarrje më të madhe në diasporë. Në të 32 zyrat diplomatike dhe konsullore, 1.781 votues të regjistruar në listën e zgjedhore kanë të drejtë të votojnë.