Kujdes! Aplikacioni që ju çonte vite pas është përhapur qëllimisht nga shërbimi rus, ja ç’rrezikoni

Face App është një ka manitë e fundit në rrjetet sociale, por ekspertët po ngrenë alarmin. Ky aplikacion i cili është bërë viral kohët e fundit është projektuar nga ekspertët rusë në vitin 2017.

Marketing

Shërbimi përdor inteligjencën artificiale për të redaktuar një foto të telefonit tuaj dhe e transformon imazhin tuaj lidhur me moshën, ngjyrën e flokëve si dhe ju ndryshon gjininë.

Por ekspertët janë të shqetësuar për një klauzolë të dyshimtë lidhur me të, i cili mund të hyjë, të ruajë imazhet nga rrotulla e kamerës, pa lejën tuaj.
Face App është aktualisht një nga aplikacionet më të shkarkuara për iOS dhe Android.

Por me rritjen e popullaritetit, disa kanë ngritur pyetje rreth asaj se sa të sigurt janë të dhënat tona të përdoruesit dhe çfarë bën me fotot e përdoruesit.
Termat dhe kushtet e aplikacionit në thelb i japin FaceApp qasje për të përdorur, modifikuar, përshtatur dhe publikuar çdo imazh që ju ofroni.

FaceApp lejohet të përdorë emrin tuaj, emrin e përdoruesit ‘ose ndonjë ngjashmëri të dhënë’ në çdo format medial pa kompensim dhe nuk do të keni ndonjë aftësi për ta hequr atë ose për të ankuar për të.

Gjithashtu nuk do t’ju kompensojë për këtë material dhe do të mbajë imazhin shumë kohë pasi të keni fshirë aplikacionin. Përdoruesit e Tëitter kanë theksuar gjithashtu origjinën ruse
të aplikacioneve – FaceApp është në pronësi të një kompanie, Ëireless Lab, e cila është e bazuar në Shën Petersburg.

Marketing