Kupa e Amerikës 2021 do mbahet në Brazil

asi Argjentina dhe Kolumbia u larguan nga vendet mirëpritëse për Kupën e Amerikës në këtë vit, turniri do mbahet në Brazil.

Marketing

Conmebol, ka konfirmuar se Kupa e Amerikës do zhvillohet siç ishte planifikuar, por vendi mirëpritës do jetë Brazili.

Kupa e Amerikës ishte paraparë të zhvillohej vitin e kaluar në Kolumbi ose Argjentinë, por shkaku i pandemisë së COVID-19, u suspendua.

Sot (e hënë) u zhvillua takimi që do vendoste të ardhmen e turneut, ndërsa u vendos që të zhvillohet në Brazil, Kombëtare e cila ishte shpallur kampion në vitin 2019.

Gjithashtu, guvernatori në rrjetin e tij social në Twitter konfirmoi se Kupa e Amerikës zhvillohet në Brazil.

“Kupa e Amerikës 2021 do zhvillohet në Brazil. Turniri do nis dhe do përfundojë në datat siç ishte konfirmuar. Vendet dhe ndeshjet do konfirmohen në orët në vijim”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, turneu do nis me 13 qershor deri në 10 korrik.