Kur Joe Biden kërkonte bombardimin e Serbisë në Senatin Amerikan (Video)

Teksa Joe Biden i afrohet gjithmonë e më shumë Shtëpisë së Bardhë, fitorja e tij duket se i gëzon jo pak shqiptarët, e veçanërisht ata të Kosovës.

Marketing

Ish zv.presidenti i SHBA-ve ka qenë një nga mbështetësit e hershëm të Kosovës në Senatin Amerikan.

Biden ishte një ndër mbështetësit kryesorë pro ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, ka qenë pro bombardimit të Serbisë dhe është shprehur në favor të pavarësisë së Kosovës, para se ato të bësheshin realitet.

Në vitin 1998, gjatë një debati në senatin amerikan, Joe Biden mbajti një fjalim për konfliktin në Kosovë, ndërsa në videon e mëposhtme dëgjohet qartë Biden teksa thotë se ka sygjeruar që bombardimin e Serbisë.

Në vitin 2009, një vit pas shpalljes së Pavarësisë, Biden do të vizitonte Kosovën ku ndër të tjera do të shprehej: “Ju falenderoj për mikpritjen. Është një privilegj qe jam në vendin tuaj edhe pse kam ardhur pak me vonesë më lejoni të uroj ditëlindjen, 1 vjetorin e Pavarësisë. Po kështu më lejoni t’ju falenderoj për Medaljen e Lirisë, edhe në emër të popullit amerikan, sepse e konsideroj nder për vendim tim këtë çmim“.

“Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Obama ju jemi mirënjohës për punën e kryer. Me pavarësinë e Kosovës, ëndrra për futjen e Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon“.