Kosova është përfshirë nga ethet elektorale. Kreu i Lëvizjes për Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani kanë zhvilluar një takim elektoral në Mitrovicën e veriut. Vizita nuk kaloi pa incidente kur serbët kanë tubuar kundër tyre. Pamjet amatore tregojnë protestën në momentin kur Kurti e Osmani nisin vizitën. Pavarësisht kësaj takimi me mbështetësit është realizuar, madje Kurti ka preferuar të ecë në këmbë përmes urës së Mitrovicës duke takuar edhe mbështetësit. Kujtojmë që Kurti nuk është lejuar të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet. Megjithatë nëse në 14 shkurt Vetëvendosja merr shumicën në Parlament ai do të jetë Kryeministri i ardhshëm.
Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vizituan gjatë ditës së sotme Mitrovicën.
Përveç pjesës jugore, ata kanë vizituar edhe pjesën veriore të Mitrovicës, pjesë kjo e banuar shumica me serbë.
blob:https://www.facebook.com/7a2746ac-79e2-4587-a8d7-1d820072c42f
Por, aty kanë hasur në një pengesë të serbëve. Dhjetëra serbë, kanë penguar dy politikanët e Kosovës gjatë vizitës së tyre, duke i ofenduar ata me britma dhe fjalë të ulëta në rrugë.
“Ja q*** n***”, ishte ofendimi i parë që serbët hodhën në gjuhën shqipe në drejtim të Kurtit dhe Osmanit.
Më pas ata vazhduan ofendimet “N**** shqiptarëve”, “P*** i shqiptarëve” në gjuhën serbe. Qytetarët serbë kanë brohoritur edhe kundër UÇK-së, duke thënë se “këtu i thonë Serbi”.
Në videot e publikuara në media, shihet prani e policëve të Kosovës.
Incidentet kanë vijuar edhe gjatë tubimit të mbajtur në një restorant në Mitrovicë.
Një qytetar është përplasur me Albin Kurtin, duke e sharë dhe ofenduar.
Media ka siguruar një moment të incidentit që ndodhi në këtë tubim, e ku shihet qytetari teksa konfrontohet me aktivistë të VV-së.
blob:https://www.facebook.com/9cdb47d3-2ace-46dc-9ad5-33adf681e946
E sigurimi dhe aktivistë të tjera kanë ndërhyrë duke e nxjerrur jashtë dhe duke e sharë qytetarin që po e shante Kurtin.
Siç shihet nga pamjet, incidenti ka zgjatur disa minuta, ndërkohë që ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovë.