Portugali/ Gjendje kritike, vetëm 7 shtretër të lirë në terapinë intensive

Portugalia njoftoi sot se ka vetëm shtatë shtretër të lirë në njësitë e terapisë intensive të dedikuara për pacientët me Covid 19 dhe rritja e incidencës së koronavirusit ka bërë që autoritetet të dërgojnë një numër të pacientëve në gjendje kritike në ishujt e vendit.

Marketing

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se nga 850 shtretër të terapisë intensive  destinuar për pacientët COVID-19 në territorin e vendit, 843 janë të zënë.

Vendi me dhjetë milionë banorë ka një sasi prej 420 shtretërish në terapi intensive të dedikuar për pacientët që vuajnë nga sëmundje të tjera. Portugalia deri më tani ka regjistruar gjithsej 12,179 vdekje nga COVID-19 dhe 711,018 raste të koronavirusit dhe ka mesataren më të lartë javore të incidencës dhe vdekjeve për frymë në të gjithë botën, sipas ourëorldindata.org.

Ministria e Drejtësisë njoftoi dje se shërbimi mjeko-ligjor i vendit, i cili është përgjegjës për kryerjen e autopsive për policinë dhe institucionet e tjera, ka kërkuar një kamion frigorifer për ruajtjen e trupave pasi zyrat e varrimit nuk mund të përballen me numrin e madh të të vdekurve.

Një shoqatë që përfaqësonte agjencitë e funeraleve tha se spitalet publike pothuajse kishin përdorur të gjithë frigoriferët për të ruajtur kufomat.  Me shtretërit që u ezauruan, tre pacientë që kishin nevojë për kujdes urgjent u transferuan dje nga Lisbona në ishullin Madeira, ku sistemi shëndetësor është më I qetë.

Qeveria ia ka atribuar rritjen e rasteve vendimit për të lehtësuar kufizimet gjatë Krishtlindjeve dhe shpejtësisë me të cilën ato u përhapën për shkak të variantit të ri të koronavirusit.

Instituti i Shëndetit i vendit, Ricardo Jorge, i tha agjencisë së lajmeve Lusa, se varianti i ri ka të ngjarë të përbënte 65% të rasteve të reja brenda tre javësh. Portugalia zgjati bllokimin deri në mes të shkurtit dhe vendosi kufizime më të rrepta të udhëtimit.