Kurti nuk komenton propozimin e Ramës për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, megjithatë, ai ka refuzuar të përgjigjet.

Marketing

Kurti pas manifestimit me rastin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është pyetur disa herë nga mediat për propozimin e Ramës.

“Lidhja është gjallë siç po e shihni dhe e fort, e me mua është edhe një Mikelo nga Frashineto në Kalabri. Fshati Frashineto është me shqiptarë arbresh, njëri prej tyre është Mikeli, të cilin iu ftoj ta pyetni për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja është gjallë, urime 10 qershori”, tha ai.

Marketing